E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdekja e Prigozhin, Putin thyen heshtjen
Bota

Vdekja e Prigozhin, Putin thyen heshtjen

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë për rrëzimin e avionit ku udhëtonte Yevgeny Prigozhin.

Gjatë fjalës së tij, Putin u ka dërguar ngushëllimet e tij familjeve të viktimave dhe e ka përshkruar themeluesin e ‘Wagner Group’ Yevgeny Prigozhin si një biznesmen të talentuar.

Një ditë më parë, avioni privat ku udhëtonte Prigozhin dhe 9 persona të tjerë u qëlluar nga mbrojtja kundërajrore ruse dhe u rrëzuar.

Të gjithë persona të cilët ishin në bord, humbën jetën.

Gjatë një interviste televizive, Putin ka thënë se Prigozhin sapo ishte kthyer nga një udhëtim  në Afrikë.

‘Me sa di unë, Prigozhin vetëm dje [e mërkurë] u kthye nga Afrika. Ai takoi disa persona zyrtarë atje’.

Ditët e fundit, shefi i Wagner besohet se ka qenë i pranishëm në Afrikën Perëndimore – ku analistët perëndimorë kanë frikë se grupi po kërkonte të zgjeronte shtrirjen e tij në vende të tjera, duke përfshirë Nigerin, ku sapo ka ndodhur një grusht shteti.

Ëagner ishte një shtyllë kyçe e politikës së jashtme ruse, me forcat e saj që ndihmojnë për të mbështetur qeveritë në Siri, Mali, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Libi në këmbim të të drejtave fitimprurëse të minierave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.