E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdekja e zv.ministrit / Kryeministri Haradinaj ngushëllon familjen  e Dacit
Bota

Vdekja e zv.ministrit / Kryeministri Haradinaj ngushëllon familjen e Dacit

Kryeministri i Kosovës ka ngushëlluar familjen  e zv.ministrit të Diasporës, Arianit Daci, i cili humbi jetën ditën e sotme ndërsa ishte duke bërë ski në Brezovicë.

“I tronditur nga fatkeqësia në Brezovicë, ku humbi jetën Arian Daci, zëvendësministër i diasporës, kurse mbeti i lëndur Ardian Bakalli. Ngushëllimet më të sinqerta mikut tim, Akademik Nexhat Dacit, familjes së ngushtë të Arianit si dhe miqve e kolegëve të tij”, ka shkruar Haradinaj.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se djali i Dacit, Ariani ka humbur jetën nga ortek në Brezovicë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.