E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdekjet e bujshme të shqiptarëve në duart e Policisë së Shtetit!
Lajme

Vdekjet e bujshme të shqiptarëve në duart e Policisë së Shtetit!

Vdekja e Lear Kurtit në duart e policisë nuk është rasti i parë i ndodhur në këto vitet e fundit. Më e bujshmja ishte vrasja e Klodian Rashës, i cili u qëllua me armë nga efektivi Nevaldo Hajdaraj, por edhe ngjarjet e tjera nuk mbeten pas.

Para më shumë se një muaji ishte Thoma Konomi, që ndërroi jetë dhjetë ditë pas arrestimit nga policia e Kakavijës. Familjarët e tij akuzonin policët e komisariatit, të cilët sipas tyre e kishin dhunuar barbarisht.

Arben Mici, është gjithashtu një prej viktimave në duart e policisë. Ai ndërroi jetë, pas zjarrit të vënë në komisariatin e Kamzës dhe policia nuk dha ndihmën e nevojshme për shpëtimin e jetës së tij.

Ilvi Meta dyshohet se vrau veten brenda Komisariatit të Kavajës duke u vetëvarur, me lidhëset e kapuçit të bluzës, por babai i tij ka akuzuar policët se e kanë dhunuar djalin për vdekje.

Enea Ftoi humbi jetën brenda komisariatit të Korçës në vitin 2019. Familjarët e tij akuzonin policinë për ushtrim dhune ndaj të riut, pasi në trupin tij kishte shenja.

Fadil Hoxha humbi jetën gjithashtu, pak orë pasi u arrestua nga policia e Lushnjes për vjedhje. Ai ishte i sëmurë me zemër dhe mungesa e ilaçeve dhe dhuna e ushtruar nga policia, sipas denoncimeve të familjarëve, i sollën vdekjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.