E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdekjet në të gjithë botën nga Covid arrijnë në 5 milionë
Publik News

Vdekjet në të gjithë botën nga Covid arrijnë në 5 milionë

Numri i njerëzve që kanë vdekur në të gjithë globin si rezultat i koronavirusit ka kapërcyer shifrën 5 milionë, pasi lloji virulent Delta vazhdon të shkatërrojë vendet e pavaksinuara.

Ndërsa u desh pak më shumë se një vit që numri i vdekjeve nga Covid-19 të arrintenë  2.5 milionë, 2.5 milionë vdekjet e tjera u regjistruan në pak më pak se tetë muaj.

Mesatarisht 8,000 vdekje u raportuan çdo ditë në të gjithë botën gjatë javës së fundit – rreth pesë vdekje çdo minutë. Por niveli global i vdekjeve është ngadalësuar javët e fundit, sipas analizës së Reuters.

Raportohet se më shumë se gjysma e të gjitha vdekjeve globale të raportuara në një mesatare shtatë ditore ishin në Shtetet e Bashkuara, Rusi, Brazil, Meksikë dhe Indi.

Ditët e fundit ka pasur një përqendrim në rritje për marrjen e vaksinave në vendet më të varfra, ku shumë njerëz ende nuk kanë marrë dozën e parë, edhe pse homologët e tyre më të pasur kanë filluar të japin dozat përforcuese.

Më shumë se gjysma e botës ende nuk ka marrë të paktën një dozë të një vaksine COVID-19, sipas Our Ëorld in Data.

Organizata Botërore e Shëndetit këtë javë tha se programi i saj i shpërndarjes Covax, për herë të parë, do të shpërndajë vaksina vetëm në vendet me nivelet më të ulëta të mbulimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.