E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Vdes” arsimi shqiptar!
Lajme

“Vdes” arsimi shqiptar!

Ministria e Arsimit në Instagram është ndarë nga jeta.

Fillimisht ngushëllimet më të sinqerta qeverisë shqiptare…

Kështu shkruan faqja zyrtare e kësaj ministrie të kaluar në ngarkim Ogerta Manastirliut me ndryshimet e reja në qeveri të njoftuara nga Rama. Për humbjen e MASR po vajtohet në Instagram sepse është shënuar sikur është ndarë nga jeta në statusin “PËRKUJTIMORE”.

Së dyti ai që duhet të vajtojë është populli për vdekjen e përpjekjeve nga shteti, për ta bërë këtë institucion të lulëzojë për brezat e rinj të cilët do të funksionojnë si truri i shoqërisë në të ardhmen…

Për shfrytëzimin dhe talljen që i bën studentëve me zgjedhjen e dhomave të konvikteve duke u hedhur numrat në ajër, duke i bërë të papërballueshme tarifat e shkollimit dhe duke mbushur shkollat me mësues abuzues e dhunues për nxënësit e rinj.

Kjo është arsyeja e vërtetë pse duhet të kemi motiv për të vajtuar arsimin shqiptar…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.