Vdes në spital, 20-vjeçarja nga qyteti i Korçës
Një e re nga qyteti i Korçës ka gjetur vdekjen sot në mënyrë tragjike, vetëm 20 ditë pas lindjes së fëmijës së saj.
Mësohet se 20-vjeçarja Grejsi P kishte shkuar për t’u vizituar sot në Spitalin e Korçës, më tension të lartë, por aty ka gjetur vdekjen.
Pak minuta para se të shkonte në spital e reja ishte ankuar në familje për gjendjen e saj shëndetësore. “Kam një dhimbje në kraharor, nuk po mbushem dot me frymë mësohet të ketë thënë ajo”.
Pas ngjarjes së rëndë familjarët e 20 vjeçares kanë akuzuar mjekët si shkaktarë të vdekjes së saj, për mjekim të pakujdesshëm.
20-vjeçarja kishte pasur një shtatzëni me probleme, ndërsa gjatë gjithë kohës vuante nga tensioni i lartë. Për këtë arsye një muaj më parë ajo u shtrua në maternitetin “Koço Gliozheni” në kryeqytet, ndërsa 20 ditë më parë solli në jetë fëmijën e saj të parë përmes një ndërhyrje kirurgjikale.
Por edhe pas lindjes, duket se ka pasur vazhdimisht probleme me tensionin.
Trupi i së resë është dërguar pranë morgut të spitalit në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore, që mund të zbardhë edhe shkaqet e vdekjes së saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



