E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdes në spital Toto Riina, bosi famëkeq i mafias italiane (detajet)
Lajme

Vdes në spital Toto Riina, bosi famëkeq i mafias italiane (detajet)

Ka nderruar jete ne spital, pas nje lengimi ne koma, bosi corleonez Totò Riina. Mediat e huaja raportojne se ai ka nderruar jete ne spital, i mundur nga kanceri. Nje dite me pare mediat njoftuan se bosi i Cosa Nostra ndodhej ne koma pasi i ishte nenshtruar dy operacioneve, në spitalin e Parmës.
Prokurori dhe Ministri i Drejtësisë Andrea Orlando nënshkruan lejen që fëmijët të mund të ishin pranë tij në momentet e fundit të jetës.

Sipas mediave italiane, ai ka rënë në koma prej ditësh pas dy operacioneve qe ka bere.

Tani ai eshte 87 vjec dhe u arrestua më 15 janar 1993 pas 24 viteve në arrati. Por Salvatore Rina, ende konsiderohet nga hetuesit italiane si udhëheqësi i padiskutueshëm i organizates famekeqe Cosa nostra.

Riina vuante 26 dënime të përjetshme për dhjetra vrasje dhe masakra, duke përfshirë edhe sulmet e ’92, ku humbën jetën Falcone e Borsellino.

Ishte zgjedhja e tij ku nisi një sulm të armatosur kundër shtetit në fillim të viteve 1990. Kurrë nuk kishte tërheqje dhe pendim, edhe vetëm tre vjet më parë, kur nga burgu teksa fliste me një të burgosur tjetër, mburrej për vrasjen e Falcone dhe vazhdonte të kërcënonte magjistratët.

Bosi i Cosa Nostra që s’u pendua kurrë, fjalët e fundit që i tha gruas nga qelia

“Unë nuk pendohem … ata nuk do të me përkulin mua.” Asnjë lëkundje, asnjë hap prapa. Deri në fund. Toto Riina, që njihej për veprimet cnjerëzore dhe për mizorinë e tij të pashoqe.

ninetta-bagarella-e-riina-921624
Me këto fjalë ai iu drejtuar gruas së tij vetëm pak muaj më parë, në takimin e radhës në burgun në Parma. Kishin një jetë të tërë së bashku, me Ninetta Bagarella në fillim bashkë dhe pastaj në një lidhje në distancë për shkak të aktivitetit kriminal të bosit të Cosa Nostra.

“Unë nuk dua të kërkoj asgjë nga askush” tha ai, duke iu referuar rasteve që avokati i tij donte t’i nënshtrohej, për ta lehtësuar gjatë proceseve të shumta gjyqësore dhe për morinë e akuzave. “Unë mund të bëj edhe 3,000 vjet burg, jo 30 vjet”- tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.