E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdesin mbi 30 peshkaqenë çekiç; paditet akuariumi më i madh në botë
Bota

Vdesin mbi 30 peshkaqenë çekiç; paditet akuariumi më i madh në botë

Qendra Kombëtare Detare, Nausicaa në Francë është paditur për një “keqtrajtim serioz” të dyshuar të peshkaqenëve çekiç që rrezikohen nga zhdukja, shkruan sot skynews.

Më shumë se 2 milionë dollarë u shpenzuan për të ndërtuar një akuarium gjigant për peshkaqenë. Peshkaqeni i fundit e cili ndodhej bashkë me mbi 30 peshkaqenë çekiç të tjerë në akuariumin më të madh në Evropë ka vdekur vetëm tetë vjet pasi u fut aty për herë të parë.

Qendra Kombëtare e Detit Nausicaa, pranë Calais, filloi të mirëpriste krijesat e rrezikuara në vitin 2011-të, pasuar nga një tjetër grup në vitin 2018 dhe ato u konsideruan si një kuriozitet i madh për vizitorët.

Vetëm vitin e kaluar, Akuariumi hapi një degë të re të madhe për peshkaqenë, e cila po ashtu kushtoi më shumë se 2 milionë dollarë për t’u ndërtuar.

Akuariumi bleu 30 peshkaqenë çekiçë midis 2011-ës dhe 2018-ës.

Por, tani është i zbrazët, me shumë peshkaqenë që thuhet se sulmuan dhe vranë njëri-tjetrin, pasi u dobësuan nga një infeksion kërpudhash që morën si rezultat i kushteve të këqija.

Akuariumi është hedhur në gjyq nga grupi detar i ruajtjes së kafshëve Sea Shepherd France pasi lajmet për vdekjen përfundimtare u bënë publike, duke cituar “keqtrajtimin serioz” të peshkaqenëve dhe “shkeljet e ligjit mjedisor”.

Grupi francez i mbrojtjes së kafshëve, Trente Millions d’Amis, po ashtu reagon duke u përgjigjur se ishte “turp” vdekja e peshkaqenëve të cilët duhet të mbroheshin për shkak të rrezikshmërisë së lartë të zhdukjes si specie.

Ekspertët thonë se jetëgjatësia e një peshkaqeni çekiç në jetën e egër shkon deri në 30 vjet ndërsa në akuarium deri në 12 vjet dhe ato që mbërritën në vitin 2018-të nuk kishin arritur as moshën madhore në momentin kur ngordhën.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.