Vdiq nga problemet me frymëmarrjen, agjencia funerale “UNIVERS” ia varros djalin sikur të ishte me COVID, qytetari: E morën ZVARRË nëpër shkallë pa dijeninë time, në mëngjes pashë shkallët plot GJAK
Një skandal i madh ka ndodhur në kryeqytet, ku sipas qytetarit Xhaferr Mulleti, agjencia funerale “Univers” i ka marrë atij lekët për t’i varrosur djalin sikur ai ishte me COVID, por në fakt djali i tij ka vdekur nga insuficienca respiratore.
Por jo vetëm kaq, pasi qytetari thotë se djalin e tij 40 vjeçar Florenc Mulleti, agjencia ia ka marrë në shtëpi pa dijeninë e tij, duke e tërhequr zvarrë nga kati i 6 në të parin. Sipas tij, shkallët u mbuluan me gjak, pasi të birit i kishin çarë kokën duke e tërhequr zvarrë.
Ai thotë se ka shkuar të bëjë denoncim por nuk ia kanë pranuar, ndërsa disponon edhe skedën e spitalit ku thuhet se djali i tij vdiq nga problemet me frymëmarrjen.
“Më ka vdekur djali në 17 qershor 2020. U shtrua në spital ku ndenjti 4 ditë dhe më pas erdhi në shtëpi. Në skedën e djalit nuk thuhet që vdiq nga COVID dhe e varrosën sikur vdiq nga COVID. Kam paguar 1 milion e 140 mijë lekë të firma “Univers”, ata më kanë mashtruar, erdhën ma morën djalin pa dijeninë time, ma kanë tërhequr zvarrë me batanijen e shtëpisë.
Sipas spitalit, djali ka vdekur nga insificienca respiratore, pra nuk ka patur COVID, por ata m’i kanë marrë lekët sikur kishte koronavirus.
Unë isha në gjendje të rëndë, ata erdhën e morën nga kati i 6 në katin e parë. Kur dola në mëngjes dhe pashë pllakat, ishin plot gjak, edhe shkallët. E tërhoqën zvarrë, ia kanë çarë kokën. Në Sharrë kishin bërë një gropë të madhe dhe më thanë është me COVID. S’më kanë lënë të takoj doktorin.
Shkova edhe në polici dhe nuk më pranuan të bëja kallëzim. Më nxorrën zvarrë. Djali ishte 40 vjeç. Më ka kërcënuar edhe firma “Univers”, edhe në gjykatë. Nuk di ku të shkoj, nuk më marrin parasysh.”, u shpreh Xhaferr Mulleti në Fax News.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



