Veliaj do bëjë vizitë në Holandë te kompania e inceneratorit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të shkojë në Holandë te kompania mëmë e inceneratorit të Tiranës.

Ky denoncim i fortë është bërë drejtuesi politik i PD-së, Belind Këlliçi nga protesta para Bashkisë së Tiranës.

Këlliçi tha se Veliaj ka planifikuar të ikë në Holandë në datën 25 prill, si pronari faktik i inceneratorit të Tiranës.

“I jap një njoftim SPAK-ut, në datë 25 prill ky individ (Veliaj) po planifikon të shkojë në Holandë, aty ku në fakt është e regjistruar kompania e inceneratorit fantazmë të Tiranës sepse ky individ, si pronar faktik i inceneratorit të Tiranës, ka lënë punë pa kryer të cilat do t’i mbyllë në datën 25 prill në Holandë, së bashku me presta nomet e tij dhe hajdutët e tij që ka vendosur për të vjedhur taksat nga inceneratori”, theksoi ndër të tjera drejtuesi politik i PD-së për Tiranën.

Publikuar nga Publik Media