E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj  do ta inaguronte  tani afër rrugën te liqeni, e  bënë gabim dhe e prishin për ta rindërtuar
Lajme

Veliaj do ta inaguronte tani afër rrugën te liqeni, e bënë gabim dhe e prishin për ta rindërtuar

E dini atë shprehjen “më mirë nuk bëhet”? Kështu thanë te rruga e re që po ndërtohet te një nga hyrjet e Liqenit Artificial, por në fund panë se bëhet edhe më mirë.

Teksa Lali Eri po i bënte kurimet e fundit rrugës para se të shkonte ta inauguronte për zgjedhje dhe të krenohej me të për të kërkuar mandatin e tretë në krye të Tiranës, një fadromë është shfaqur ditën e sotme dhe ka prishur një pjesë të rrugës për shkak se është ndërtuar gabim.

Bëhet fjalë për një trafikndarëse, e cila pasi e kanë ndërtuar, projektuesit e kanë parë të arsyeshme ta heqin fare. Ku qëndron problemi këtu? Ato paratë që harxhohen për ta ndërtuar, janë tonat.

Dhe si mund të ndërtosh një rrugë kur nuk di sesi do ta bësh bësh? Pjesa ku ishte vendosur trafikndarësja nuk është niveluar si duhet dhe nuk do të ketë cilësinë e pjesës tjetër të rrugës.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.