E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj e shpjegon arsyen pse u shemb Teatri: Kur ulesh në uturak o e bën o çohesh thoshte gjyshja ime…
Publik News

Veliaj e shpjegon arsyen pse u shemb Teatri: Kur ulesh në uturak o e bën o çohesh thoshte gjyshja ime…

Pas 9 muajsh nga prishja e Teatrit Kombëtar, Erjon Veliaj ka treguar arsyen e vërtetë. I ftuar tek Top Story në News 24, është pyetur nga Sokol Balla, pse e prishi një momunet historic pa patur një letër nga Instituti i Monumenteve. Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj nuk gjeti asnjë argument ligjor. Në vend të ligjeve të Shtetit, solli ligjin e gjyshes, për të përligjur atë që mediat ndërkombëtare e quajtën “akt barbar”.

“Thoshte gjyshja ime, po u ule në uturak, o bëje o çohu. Ti nuk mund të rrish në uturak pa fund dhe të mos ketë asnjë produkt”, tha Veliaj, duke shpjeguar kështu se rrënojat e Teatrit – produkti që i solli Tiranës në 17 maj 2020, ishte i ngjashëm me produktin e fëmijëve në uturak.

Një argument i pakundërshtueshëm, që sfidon çdo ligj të bërë nga njeriu që nga Greqia e lashtë, perandoria Romake, e deri sot. Është ligji i natyrës, që nuk pyet për leje mjedisi, as për letër nga Instituti i Monumenteve. Prishja e Teatrit paska qenë një nevojë personale e Erjon Veliajt, që, jo vetëm nuk e ka harruar fjalën e gjyshes, por i ka shtuar edhe fjalën e babait politik, në zhvlerësimin që i bënte Teatrit.

Të vetmet dyshime që mbeten tani, është nëse ky shkarkim i Veliajt mbi monumentin historik është bërë nga frika prej Edi Ramës, apo ishte i planifikuar si një proces i zakonshëm. Ndryshimi është se po të ketë qenë nga frika, pas 25 prillit nuk do kemi më shkarkime nevojash nëpër monumente historike, nëse është një proces i zakonshëm do duhet të presim edhe dy vjet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.