Veliaj i jep 430 MLN Lekë Ferdinand Çaushitit, tenderi me probleme
Prishja e ndërtesave dhe më pas rindërtimi i tyre në kulla gjigande është një ndër taktikat që përdor më shumë Erion Veliaj për të justifikuar vjedhjet nga taksat e qytetarëve të Tiranës. Këtë lloj skeme ai e përdor më së shumti me biznesmenin Ferdinand Çaushi. Rasti më i fundit është me tenderin me objekt “Ndërtim kopësht dhe çerdhe e integruar Nr.50″. Për këtë tender Veliaj ka dhënë një vlerë prej 430 milionë lekësh.
Por i gjithë synim nuk është se si të ndërtojnë një kopësht me kushte më të mira për fëmijët, por të vihet në zbatim plani për zhvatje. Pasi, sikur duket në foton më poshtë, ky kopsht është në funksion dhe ndodhet jo shumë larg “Ali Demit”, në rrugën “Dhimitër Kamarda”.

Godina është me dy kate dhe duket në gjendje të mirë. Por, sikur tregon tenderi Veliaj ka në plan të prishë. Nëse do të bënte investime apo rikonstruksion në këtë godinë do të ishte një lëvizje e mirë, akoma dhe më mirë nëse do të ndërtonte një tjetër kopsht publik.
Por, bashkia Tiranë do ta shembë dhe pretendon ta rindërtojë nga e para. Madje për këtë, tenderin në fjalë e ka firmosur shpejt e shpejt dhe në shkelje të ligjit.

Për këtë tender kanë paraqitur oferta 13 firma, 12 prej tyre janë skualifikuar automatikisht nga gara me argumentin se nuk kanë bërë deklarimin e pajisjeve të nevojshme, apo nuk kanë deklaruar që punonjësit nuk janë të angazhuar në punë të tjera.
Kështu, në garë mbeti vetëm firma “INA” e Ferdinand Çaushit. Me mungesë konkurrence, kjo kompani fitoi tenderin edhe pse kishte ofertë të lartë, me vlerë 430 milionë lekë. Kur të paktën dy firma të tjera kanë paraqitur oferta më të lira, me vlerë 400 dhe 410 milionë lekë.

Firmosja e tenderëve që marrin “Red Flag” pasi janë të skuqur nga shkeljet tashmë Veliaj i ka kthyer në hobi, pasi askush nuk e ndëshkon. Ndërkohë në këtë kontratë shtohet dhe një tjetër skandal.
Fakti që ai po prish kopshtin akoma në mesin e sezonit 2022-2023 për të favorizuar oligarkun Ferdinand Çaushi
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


