Veliaj intimidon gazetarët/ Sulmon Rakipllarin dhe Liperin
Kryebashkiaku Erjon Veliaj është përplasur me gazetarët në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, por u është shmangur shumicës së pyetjeve. Disa herë në vështirësi ai është hedhur në sulm duke intimiduar gazetarët e pranishëm.
Këmbënguljes së gazetares Ornela Liperi nëse në sheshin pas godinës së re të Teatrit do të ketë ndërtesa të larta, Veliaj nuk ka dhënë një përgjigje të qartë. Kryebashkiaku i Tiranës tha se aty një pjesë e hapësirës ishte e bashkisë dhe pjesa tjetër i takonte privatit.
Ai nuk pranoi të fliste për kulla, apo ndërtesa të tjera që do ndërtohen rreth tij, por tha se prona e bashkisë nuk do të tjetërsohet ndërsa prona private do të zhvillohet prej tyre.
Gjatë debatit, Veliaj iu drejtua Liperit me fjalët: “Shpirti vogël, prit kekun të piqet…” si për të thënë se asgjë nuk është vendosur ende.
Nuk është lënë pas me akuza nga Veliaj edhe kryeredaktori i Panoramës, Robert Rakipllari të cilin kryebashkiaku e quajti “biznesmen”, “gjitholog”, etj…
“Do bëhemi “Disko Lajme” me këtë emision. Je komplet jashtë” – i tha Veliaj, Rakipllarit dhe për ta vënë edhe më në siklet e pyeti nëse është ende aksioner në një universitet privat, por gazetari e mohoi.
Veliaj: Pronari yt kërkon leje për fshat turistik
Kryetari i Bashkisë së Tiranës e ka humbur durimin në emisionin “Opinion” teksa diskutohej për lejet e ndërtimit për kulla në Tiranë. Disa herë, drejtuesja e revistës Monitor, Ornela Liperaj i ka drejtuar pyetjen a kanë treg kullat në Tiranë, por Veliaj iu përgjigj se kjo ishte hipokrite
Veliaj: Nuk e kuptoj këtë hipokrizi. Ju vetë e keni zyrën në kullë. Pronari yt ka aplikuar për fshat turistik. Pronarët tuaj janë ndërtues.
Liperi: Ç’lidhje kam unë me pronarët. Kjo është goditje pas shpine.
Veliaj: Mos bëj si gjithologe. Se ça po na thua “unë do bëhem boheme”.
Fevziu: Mos i bëni heremitë qytetarët që jetojnë në kulla.
Veliaj: O Fevzi ka nevoja qyteti për hoteleri dhe zyra. Sipërfaqen e kemi të çmuar, ndaj urbanistët na kanë sugjeruar ndërtesa me shumë kate. Ku do flenë turistët.
Veliaj: Të gjithë ata që shajnë kullat jetojnë vetë në kulla.
Fevziu: Kjo nuk është e drejtë. Ju po kërcënoni gazetarët. Ç’lidhje kanë gazetarët me pronarët?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



