E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj   mbjell pemë   edhe me Noizyn
Lajme

Veliaj mbjell pemë edhe me Noizyn

Parku i Liqenit të Farkës ka nisur të marrë formë, si një tjetër hapësirë çlodhëse për banorët e Tiranës, por edhe pjesë e gjurmës ku do të kalojë Pylli Orbital.

Këngëtari Noizy i bëri apel të rinjve që të bëhen pjesë e kësaj nisme dhe të mbjellin një pemë për ta bërë qytetin edhe më të mirë. “Nëse unë kam frymëzuar shumë të rinj, edhe ata në moshë disi më të re, do t’ju lutesha të gjithëve që të mbjellin një fidan, qoftë edhe në oborrin tuaj, nuk do të ishte keq, madje diçka shumë e bukur për një qytet të ngarkuar si Tirana. Ndaj, pse jo! Nëse unë jam frymëzim për ju, atëherë ju bëj thirrje të gjithë të rinjve që të kontribuoni sadopak për këtë ndryshim që Shqipëria ka nevojë”, u shpreh Noizy.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.