Veliaj ndryshon avokatin, GJKKO i cakton ‘mbrojtësen e Berishës’
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka larguar avokatin e tij, Artan Gjermeni, pas rrëzimit nga GJKKO të kërkesës për të mos qëndruar në kafaz gjatë seancave gjyqësore.
Pas këtij ndryshimi, gjykata i ka caktuar Veliajt si mbrojtëse kryesore Valentina Teodoreskun, e njëjta avokate që ka përfaqësuar më parë Shkëlzen Berishën.
Veliaj ka kërkuar revokimin e vendimit ndërmjetëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke argumentuar se disa nga vendimet e gjykatës kanë cenuar të drejtat e tij kushtetuese dhe ligjore për një proces të drejtë.
Kryebashkiaku kërkon konkretisht:
-
Heqjen e masës së vendosjes në kafaz, e cila sipas tij është trajtim poshtërues dhe paragjykues;
-
Vënien në dispozicion të të gjitha aktet e dosjes në një formë të lexueshme dhe të aksesueshme, për të mundësuar përgatitjen e mbrojtjes;
-
Shtyrjen e procedurës derisa këto të drejta elementare të sigurohen plotësisht.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



