E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj në panik? Shkarkon 20 zyrtarë në bashki
Lajme

Veliaj në panik? Shkarkon 20 zyrtarë në bashki

Pas spastrimit të parë, kryebashkiaku heq edhe 20 zyrtarë të tjerë – Po kërkon “tradhtarin” që e çoi te SPAK?

Që prej momentit kur SPAK firmosi urdhër-arrestet për tre drejtorët kryesorë të Bashkisë së Tiranës—Redi Mollën, Mariglen Qaton dhe Taulant Tushën—si dhe masat ndaluese për disa zyrtarë të tjerë të lartë për aferën “5D”, Erion Veliaj ka nisur një spastrim të pazakontë brenda institucionit që drejton.

Së fundmi, në një lëvizje të papritur, Veliaj ka firmosur largimin e 20 zyrtarëve dhe shefave të sektorëve, përfshirë emra si Anjeza Capllani, Julinda Dhame, Berton Hoxha, Jona Molla, drejtoresha e Përgjithshme e Strehimit, shefja e IT-së dhe Dition Shkurta i UKT-së. Lëvizje të rëndësishme janë bërë edhe në drejtorinë e Urbanistikës, një nga institucionet kyçe ku janë zhvilluar projekte të shumta kontroverse.

Por përse gjithë kjo panik?
Nga jashtë, mund të duket si një “ristrukturim” i zakonshëm, por burime brenda Bashkisë konfirmojnë për Publik.al se Veliaj ka hyrë në një fazë të pasigurisë totale. Kjo valë e dytë e largimeve nuk duket se është vetëm një përpjekje për të shmangur pasojat e skandalit, por edhe një “gjueti shtrigash” për të gjetur se kush e tradhtoi dhe dorëzoi provat kompromentuese kundër tij në SPAK.

Në qarqet politike të Tiranës përmendet një emër: Nesti Angoni. Pikërisht ai që, sipas burimeve , ka qenë “informatori” kyç i prokurorëve të posaçëm, duke zbuluar të dhëna të rëndësishme mbi mënyrën se si janë manipuluar tenderat dhe si ka funksionuar rrjeti i kompanive “5D” të mbajtura me fondet e Bashkisë. Mos ndoshta Veliaj po pastron rrethin e tij nga ata që dyshon se mund të jenë bashkëpunëtorë të SPAK?

Largimet e zyrtarëve: një përpjekje për të shpëtuar apo për të fshehur gjurmët?
Ndërkohë që hetimet për Veliajn janë zgjeruar, me katër akuza penale mbi shpinë, përfshirë korrupsionin pasiv, pastrimin e parave dhe fshehjen e pasurisë, një pyetje e madhe mbetet:
A do të mundet ai t’i mbijetojë hetimit të SPAK? Apo do të bëhet kryetari i parë i një bashkie shqiptare që do të përfundojë pas hekurave?

Për momentin, Veliaj po lëviz shpejt për të riformatuar administratën e tij, por sa më shumë ndryshime bën, aq më shumë shtohet dyshimi: Po përgatitet për të luftuar, apo thjesht po humb terren?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.