E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj nuk lodhet duke dhënë tendera me probleme:  I jep Benon Dedes 2,1 MLN euro për makina me qira
Lajme

Veliaj nuk lodhet duke dhënë tendera me probleme: I jep Benon Dedes 2,1 MLN euro për makina me qira

“Tirana Parking” ka qenë një nga institucionet e varësisë së Erion Veliajt, që e përdor për t’i kaluar tendera kompanive të paracaktuara. Skandali më i madh ishte me kompaninë “5D” e cila merrte tendera edhe nga “Tirana parking”. Për këtë është nën hetim nga SPAK ish-drejtoresha Eglantina Zëre.

Mirëpo edhe drejtoresha e re, Erinda fino, duket se ka marrë rrugën drejt SPAK-ut me tenderat me shkelje që po firmos.

Këtë herë është fjala për tenderin me objekt ‘Blerje mjete transporti (automjete elektrike dhe mjet pick-up)’ me Autoritet Prokurues Bashkinë Tiranë dhe Institucion Prokurues Tirana Parking.

Tenderi abuziv

Sipas dokumenteve të tenderit do të blihen 3 makina elektrike dhe një mjet pick-up. Në total është vënë fondi limit 12 500 000, lekë pa TVSH. Nëse përfshijmë edhe TVSH, kontrata parashikohet të arrijë në mbi 150 milionë lekë.

Gara është hapur më datë 7 gusht 2024 dhe është mbyllur më 27 gusht. Në 20 ditë kanë shfaqur interes 3 kompani. Nga të cilat “Compitel” Shpk dhe  “Classic” Shpk u skualifikuan në fazën e parë, pasi komisioni i vlerësimit të ofertave shprehet se kanë mungesë dokumentacioni.

Me këto argumente që në të vërtetë mbartin shkelje ligjore, stafi i Bashkisë Tiranë i hapi rrugën vetëm firmës   Tirana Auto SHPK me ofertën me vlerë 120 milionë lekë. E gjendur pa asnjë konkurrent përballë, firma në fjalë e mori si një dhuratë kontratën.

Për këtë  Open Data Albania i ka vënë tenderit ‘Flamur të kuq’, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Është e qartë se drejtoresha Fino thjesht po firmos tendera që e urdhëron Veliaj, sepse kjo kompani është kliente e kryetarit. Konkretisht, “Tirana Auto” me pronar Benon Deden i ka dhënë makina elektrike me qira Bashkisë Tiranë më 19 korrik 2024.

Kontrata që vlen 214 200 000,00 lekë, zgjat për tre vjet, pra edhe matanë mandatit të Lali Erit. Tenderi u përfitua me një proces fiktiv, ku njëra nga kompanitë pjesëmarrëse paraqiti ofertë zero lekë, ndërsa një tjetër e denoncoi tenderin në KPP, e cila e mbylli çështjen në favor të Lali Erit. Deri tani kemi kuptuar se kryebashkiakun e Tiranës nuk e ndal asgjë nga abuzimi me paratë e buxhetit, derisa t’ia heq të drejtën SPAK-u.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.