E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“VELIERA”/ Gjykata e Durrësit pushon hetimet. Prokurori: Nuk kishte shkelje
Lajme

“VELIERA”/ Gjykata e Durrësit pushon hetimet. Prokurori: Nuk kishte shkelje

Pas më shumë se një viti gjykata e Shkallës së Parë ka pushuar hetimet për cështjen “Veliera”, pasi nuk ka konstatuar asnjë shkelje penale. Punimet u bllokuan në shkurt të vitit 2017 pas kallëzimit nga shoqëria civile. Gjykata vendosi asokohe bllokimin e punimeve deri në një vendim, që u mor sot.

Pas hetimeve, prokurori Edmond Kaloshi u shpreh sot para gjyqtarit Rexhep Bekteshi se nuk ka konstatuar asnjë shkelje nga bashkia e Durrësit, ndërkohë që cështja pritet që të shkojë në Apel.

Paralelisht me procesin penal në Durrës, ka edhe një tjetër cështje të hapur te Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë, e cila ishte në pritje të vendimit të Shkallës së Parë në Durrës për ekspertizën nëse kishte apo shkelje.

E ndërsa ekspertët në Durrës nuk konstatuan asnjë shkelje, kjo i hap rrugë situatës që të shprehet Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë.  Punimet për ‘Velierën’ janë bllokuar prej rreth dy vitesh, nga shkurti i vitit 2017, ndërsa kjo situatë pritet që të vijojnë në të gjitha hallkat e gjyqësorit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.