Veliu reagon ashpër: Skandaloze! Të shtohen ndëshkimet
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka reaguar pasi u pezullua nga detyra Rustem Plaka shefi i qarkullimit rrugor në Vlorë, pasi ka shkelur masat e marra duke luajtur futboll në kohë karantine së bashku 10 të tjerë të cilët pasi u gjobitën janë detyruar të karantinohen. Veliu e ka quajtur skandaloz rastin e shefit të qarkullimit rrugor të Vlorës, dhe pas kësaj u ka nisur një mesazh dtejtuesve të policisë në qarqe dhe shefave të komisariatit ku i ngarkon ata me pergjegjësi që të monitorojnë zbatimin e masave jo vetëm të qytetarëve por edhe të vartësve të tyre. “Është skandaloz fakti që një punonjës i policisë thyen rregullat e kapet duke luajtur futboll. Këto gjëra nuk duhet të ndodhin. Me zgjatjen e fashës se oraret, duhet që të rriten masat ndëshkuese. Ka shumë qytetarë që dalim pa autorizim. Duhet që të shtohen kontrollet si te mjetet ashtu edhe te qytetarët. Duhet një angazhim dhe kujdes i i madh”, ka qenë ky urdhri i kreut të Policisë së Shtetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



