E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliu zbaton urdhérin e kryeministrit, mbledh drejtuesit e policisë
Publik News

Veliu zbaton urdhérin e kryeministrit, mbledh drejtuesit e policisë

Në këtë takim janë të pranishëm edhe shefat e komisariateve.

“Asnjë ditë më shumë, që qytetarët të marrin frymë shumë të lehtësuar, duke e parë Policinë e Shtetit në një nivel tjetër. 100 ditë. Ky është një objektiv i palëvizshëm në çdo qark”, ishte qëndrimi i prerë dhe i qartë i shefit të qeverisë.

OBJEKTIVI QE VENDOSI RAMA

“Forca e shembullit tuaj është themeli i kësaj faze të re. Nëse ju do të qëndroni me gjithë forcën e shembullit tuaj e nëse ju do t’i ndiqni prioritetet me të gjithë vendosmërinë dhe këtë besim që keni marrë, do ta ktheni mbrapsht, jo te drejtori që ju ka emëruar, as te ministri, as tek unë e as te qeveria, por te populloi shqiptar, brenda pak kohe, gjithçka do të fillojë të lëvizë në drejtimin e duhur për të arritur në një nivel të ri. Unë dua t’ju them se keni 100 ditë kohë. 100 ditë kohë për ta rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal, nga i pari tek i fundit. 100 ditë.

Asnjë ditë më shumë, që qytetarët të marrin frymë shumë të lehtësuar, duke e parë Policinë e Shtetit në një nivel tjetër. 100 ditë. Ky është një objektiv i palëvizshëm në çdo qark.

Në çdo qark, policë rrugorë, komisarë, Shqiponja, skifterë, çakej që rrinë si të infiltruar brenda trupit, duhet të shkojnë para drejtësisë. Në çdo qark! Në 100 ditë!”, tha të enjten kryeministri Edi Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.