E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vëllai i Bleona Qeretit i jep fund beqarisë
Publik News

Vëllai i Bleona Qeretit i jep fund beqarisë

Këngëtarja Bleona Qereti ka një arsye të madhe për të festuar ditën e sotme, pasi vëllai i saj i vetëm, Bledari, po i jep fund beqarisë.

Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka ndarë disa foto nga fejesa e çiftit, ku shpreh lumturinë e madhe që ndjen për të vëllain dhe partneren e tij bukuroshe.

Me këtë rast, Bleona njofton me shaka se Bledari tashmë është “jashtë tregut” për vajzat e tjera të interesuara për të.

“Urime gjysmës time për fejesën e tij! E bukura @alibosina mirëseerdhe në familje! Të duam! Faleminderit që i bëre prindërit e mi të lumtur! Tani na duhet një fëmijë, që ta heqin mendjen nga unë! Të gjithë duhet ta dinë se tani Bledar Qereti është zyrtarisht jashtë tregut! Mirupafshim Bledar!”- shkruan me humor Bleona në postim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.