E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vëllai i ish-drejtorit të policisë Artan Cuku emërohet nëndrejtor i BKH
Lajme

Vëllai i ish-drejtorit të policisë Artan Cuku emërohet nëndrejtor i BKH

Mentor Cuku është emëruar në postin e nëndrejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Vendimi është marrë me urdhër të firmosur të hënën nga drejtori i BKH-së, Jon Keta.

Cuku ka një karrierë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit, ku ka shërbyer për vite me radhë në struktura të ndryshme hetimore. Dy vitet e fundit ai kaloi procesin e verifikimit dhe testimit për t’u bërë pjesë e BKH-së si hetues, duke u angazhuar në hetimin e disa dosjeve të rëndësishme që lidhen me krimin e organizuar.

Emri i tij lidhet gjithashtu me një nga ngjarjet më të rënda që kanë prekur policinë shqiptare në vitet e fundit. Mentor Cuku është vëllai i ish-drejtorit të policisë Artan Cuku, i cili u vra në një atentat në vitin 2017. Sipas hetimeve të autoriteteve, eliminimi i tij u porosit nga Bledar Jambelli, një personazh i njohur në botën e krimit.

Emërimi i Mentor Cukut në një nga postet drejtuese të BKH-së vjen në një moment kur kjo strukturë vijon të forcojë kapacitetet e saj në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.