Vëllai i Pëllumb Metës akuzon kunatën dhe tregon bisedën me të: Vetëm e shoqja mund ta bëjë këtë krim makabër!
Vëllai i Pëllumb Metës, i cili u vra në 10 shkurt nga tre fëmijët e tij dhe më pas u gropos drejton gishtin nga kunata, duke thënë se ajo është strumbullari i gjithë kësaj ngjarje.
Në një intervistë për median, Ramazan Meta tregon se raportet me të vëllain i ka pasur shumë mirë, por shprehet se asnjë kontakt nuk kishte me kunatën, gruan e Pëllumbit.
PJESE NGA INTERVISTA
Cfarë marrëdhënie kishte vëllai me gruan dhe fëmijët?
Unë nuk di gjë farë për atë punë. Por përsa i kam parë nga larg, shumë mirë. Dilnin burrë e grua, fëmijë. Diskutonin si ta bëjmë diçka sa më të mirë për shtëpinë.
Takoheshit me vëllain?
Po, kur takohesha me vëllain, ai më thoshte a u lodhe, si kalove?
Si është e vërteta e fejesës së vajzës dhe pjesa e detyrimit me një djalë që ajo nuk e donte?
Për këtë problem nuk di asnjëgjë. Unë këtë bisedë e kam dëgjuar në media.
Çfarë marrëdhënie keni me kunatën tuaj?
Asnjë marrëdhënie, nuk më ka thënë as mirëmëgjes as mirëmbrema. Unë me vëllain tim kam qenë mirë. Unë nuk ja kam prishur qimen e flokut që kur ka lindur dërsi iku. Kjo është ngjarje tragjike, nuk ka ndodhur as në rruzullin tokësor
Çfarë dyshoni ju dhe ku e vendosni gishtin?
Kjo ngjarje ka rrjedhur nga mendja e saj. Krejt strumbullari i kësaj punë është e shoqja. Shkurt e saktë
Ju keni folur me kunatën, se për fëmijët thatë që ishin shumë të ftohte?
Fëmijët ishin shumë të ftohte në përgjigje. Asaj nje dite ja kam shkelur deren per ta pyetur per vellain si eshte puna. E gjeta ne oborr, miremengjes i thashe! Si është kjo punë? Tha nuk di gjë! I thashë po ka marrë gjë me vete? Vetëm pasaportën tha. Po makina ku eshte. Edhe makina nuk eshte.
Ju duk sikur kishte shqetësim?
Ajo si normal edhe ne ate moment nuk ishte asnjë dyshim sikur kishin bere një krim makabër.
Kush ka qëlluar mbi vëllain tuaj?
Vetëm ajo, e shoqja. Ato veprime makabre vetëm ajo mund ti bëjë, sepse fëmijëve nuk i ka bërë asgjë.
Kishte konflikte me ju nusja e vëllait?
Asnjë konflikt, ajo ashtu i ka brumosur fëmijët. Ajo eshte strumbullari i kesaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



