E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vëllai rrëfen: Humbëm mamanë, motra mbrohej me dy maska por u prek nga Covid-i!
Publik News

Vëllai rrëfen: Humbëm mamanë, motra mbrohej me dy maska por u prek nga Covid-i!

Personi në fjalë tregon se e motra nuk u përgjigjet mesazheve të saj dhe nuk ka asnjë kontakt me të.

Ndër të tjera ai tregon se motra jetonte në Greqi dhe erdhi në Shqipëri për ceremoninë mortore të nënës dhe ndonëse mbrohej me dy maska u infektua me Covid-19.

“Sot s’kam kontaktuar fare. Tani i shkruaj mesazhe dhe nuk përgjigjet. Erdha për t’i dërguar disa gjëra. Shpresoj… Jo, jo absolutisht asnjë s’më ka telefonuar. E di se nga cili mjek ndiqet se më ka thënë motra, por nuk kam asnjë kontakt. Motra është në gjendje të keqe, është 40 vjeçe, është me transplant në veshka. Shpresoj të bëhet diçka. Atë uroj, nuk ka gjë tjetër.

E kishte kapur gripi para një muaji, e kaloi për 4-5 ditë dhe ishte mirë. Pastaj pas 10 ditësh i filloi temperaturë, tension, dhimbje në kraharor, zemra. E sollëm në spital, i bëmë testin, doli negativ dhe e shtruan tek spitali i veshkave. Atje absolutisht asnjë lloj kurimi, zero, vetëm ilaçet që kishte vetë me vete, absolutisht asgjë fare, madje dhe sjelljen shumë të keqe, në spitalin gjashtë. Nga aty pastaj, i bënë një test të shpejtë dhe doli pozitiv dhe duhej të merrej vendimi o në Infektiv, o në shtëpi. Ajo ishte në gjendje ku ta çoje, dhe vendosëm ta sjellim këtu. Tani gjendja është kjo, jemi në pritje. Jam nga Elbasani, por jetoj këtu në Tiranë. Në shtëpi ilaçet i kemi marrë vetë. Motra jetonte në Greqi, erdhi këtu në Shqipëri se humbëm mamanë dhe u infektua, sado që mbrohej me dy maska dhe dy ditë para se të ikte ajo u infektua. I merrte udhëzimet nga mjeku nga Greqia që ndiqej, për transplantin që ka bërë. Veshkën e mbrojti por u dëmtua nga mushkëritë”, tregoi ai për “News 24”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.