E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vëllezërit Sako në aksion: Njëri kërkon vota, tjetri gllabëron tenderat
Denoncime

Vëllezërit Sako në aksion: Njëri kërkon vota, tjetri gllabëron tenderat

Skandali i 100 milionë eurove zbulon ‘peshkaqenët’ e buxhetit

Vetëm gjatë javës së fundit kompania 2T ka përlarë të paktën 3 tendera të majmë në qytetet e jugut, një skandal që dëshmon se si pushteti është i zhytur kokë e këmbë në konflikt interesi dhe devijon paratë e taksave të qytetarëve në llogaritë e veta private.

Tenderi i parë i marrë nga kompania 2T është ai i stacionit të ri të pompave në Gajdë të Lushnjes. Në tenderin me fond limit 4.25 milionë euro të zhvilluar nga Shoqëria Ujësjellës Kanalizime e Lushnjes, kompania 2T u shpall fituese me ofertë 3.8 milionë euro edhe pse poshtë kësaj ishin tre oferta të tjera më të ulëta.

Në të njëjtën ditë që me tenderin e ujësjellësit të Lushnjes, kompania 2T mori një tjetër tender me vlerë 2 milionë euro. Ky ishte tenderi për rikonstruksionin e rrugës së Athalit, i zhvilluar nga Bashkia Himarë.

Në këtë rast, 2T ishte në ortakëri me një kompani të quajtur Apis Construction, e cila është po satelit i 2T, me pronar në letra një emigrant që jeton në Itali, ndërsa pronar faktik një të afërmin e Sakove.

Në tenderin e Himarës, era e korrupsionin kutërbon haptazi teksa të gjitha ofertat e paraqitura sinjalizojnë marrëveshje të pastër koluzioni, teksa shoqëritë një pjesë e të cilave të lidhura me njëra tjetrën kanë garuar me diferenca çmimesh prej 20 mijë lekësh.

Por ende pa u tharë mirë firma në dy tenderat e Lushnjes dhe Himarës, 2T përlau një tjetër tender. Sërish në ortakëri me satelitin e saj APIS, por këtë herë në Bashkinë e Vlorës.

Tenderi për rikonstruksionin e kanaleve të ujrave të larta, 2T dhe APIS u shpallën fitues për vlerën 550 mijë euro.

2 T është një lubi e fondeve publike.

Në 5 vitet e fundit, kjo kompani ka përfituar të paktën 100 milionë euro pagesa të drejtëpërdrejta nga thesari i shtetit duke u konfirmuar si një nga peshkaqenët më të mëdhenj të buxhetit.

Ndaj tani u duhet edhe bashkia e Tepelenës./Kapital

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.