E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendi po “zien” nga protestat, zbardhet lëvizja e fundit e Ramës
Lajme

Vendi po “zien” nga protestat, zbardhet lëvizja e fundit e Ramës

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të premte një mbledhje të zgjeruar me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar, në një takim që pritet të ketë në fokus ecurinë e punës së ekzekutivit dhe prioritetet politike në vijim.

Takimi është planifikuar të nisë në orën 09:30 dhe do të mbahet në ambientet e Pallatit të Brigadave, një hapësirë që shpesh përdoret për mbledhje strategjike të nivelit të lartë.

Kjo mbledhje vjen rreth një muaj pas analizës së fundit të zgjeruar të Partisë Socialiste, ku u diskutuan rezultatet e deritanishme të qeverisë dhe u dhanë orientime konkrete për përshpejtimin e reformave kyçe dhe përmbushjen e objektivave të shpallura.

Edhe pse nuk ka ende informacion zyrtar mbi çështjet që do të diskutohen, burime politike bëjnë me dije se fokusi pritet të jetë te koordinimi i punës mes deputetëve dhe ministrave, si dhe te përgatitja për sfidat e ardhshme politike dhe institucionale.

Takimi konsiderohet i rëndësishëm për të rikonfirmuar drejtimin e qeverisjes dhe për të unifikuar qëndrimet brenda shumicës parlamentare në një periudhë me zhvillime të rëndësishme në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.