E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendimi është marrë, Basha: Opozita hyn e bashkuar në zgjedhje
Publik News

Vendimi është marrë, Basha: Opozita hyn e bashkuar në zgjedhje

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë e ka marrë tashmë vendimin për të hyrë në zgjedhje me atë që e quan “opozita e bashkuar” ku përfshihen partitë si LSI dhe aleatët e tjerë të së djathtës.

Basha tha në emisionin “Opinion” se synon zgjedhjet e parakohëshme, por pranoi se opozita nuk e ka “një mekanizëm në dorë” që të provokojë zgjedhje të parakohëshme.

“Opozita e bashkuar do të shkojë së bashku në zgjedhje. Zgjedhje jemi të gatshëm që dje. Nuk mundet më Shqipëria të vazhdojë kështu. A kemi ne mekanizëm për të provokuar zgjedhje të parakohëshme? Ti e di që jo. Prandaj u larguam nga ai parlament, për të provokuar zgjedhje të parakohëshme,” deklaroi Basha.

Lulzim Basha tha se PD do të shkojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare si opozitë e bashkuar, jo vetëm.

Basha-Kryemadhi-aleatet1

“Jemi për zgjedhje dje, nuk mundet më Shqipëria të vazhdojë kështu
cdo ditë me Ramën kryeministër është ditë vuajtje. U larguam nga ai Parlament për të provokuar zgjedhje të parakohshme”.

Opozita e bashkuar është me një qendrim për reformën zgjedhore, është me një qëndrim për të shkuar në zgjedhje dhe do shkojë së bashku?

Basha: Absolutisht po

Që tani është marrë ky vendim?

Basha: Absolutisht po

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se opozita do t’i fitojë zgjedhjet kurdo që do të zhvillohen ato dhe se ajo është e bashkuara.

basha-2

I ftuar në “Opinion”, Basha denoncoi sërish pagesat për inceneratorët.

Basha: Unë kam planin, vizionin dhe ambicien për të larguar Ramën një orë e më parë. PD dhe opozita e bashkuar do t’i fitojnë këto zgjedhje. Opozita e bashkuar ka vetëm një qëndrim. Kjo që ka ndodhur këto dy javës, ka qenë një manovër e dëshpëruar tipike e autokratëve në fund të mandatit të tyre. I gjithë ky diskurs jo reforma zgjedhore, akti terrorist me Teatrin, përpjekja për të ringjallur debatin për reformën në drejtësi, është një përpjekje e Edi Ramës për të hequr vëmendjen e asaj që ndodh në Shqipëri, kriza e thellë ekonomike dhe politike.

Sot më 28 maji ka paguar këtyre të bandës së Lushnjës 720 mijë euro. Detyrim kapari korruptiv. Është vepër kriminale e Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Arben Ahmetajt. Ky është një nga vendet e pakta ku unë jam censuruar. Ndërkohë, mijëra familje nuk kanë përfituar pagën e luftës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.