E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendimi i Grupit të PD: Ndërpresim marrëdhëniet institucionale me mazhorancën e Ramës
Lajme

Vendimi i Grupit të PD: Ndërpresim marrëdhëniet institucionale me mazhorancën e Ramës

Partia Demokratike do të ndërpresë marrëdhëniet institucionale me mazhorancën e komanduar nga Edi Rama.

Ky është vendimi i Grupit Parlamentar të PD, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që dënoi me 1 vit heqje lirie deputetin Ervin Salianji.

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, tha se gjithashtu grupi i PD-së ka vendosur që të përshkallëzojë aksionin opozitar, duke nisur nga protesta e 6 tetorit.

Bardhi tha se grupi parlamentar e konsideron hakmarrje politike të Edi Ramës vendimin e Apelit ndaj deputetit Salianji.

Ai tha se kjo që ndodhi me Salianjin ku brenda 24 orësh kërkohet zbatimi i vendimit të Apelit. “Kjo nuk ndodh me asnjë qytetar të thjeshtë. Po çojnë në burg një luftëtar kundër krimit të organizuar, ndërsa anëtarët e krimit të organizuar i lenë kohë të arratisen.

Për deputetin e opozitës gjithçka ndodh brenda 24 orësh, vendimi shkon nga Apeli në Gjykatën e Rrethit, hidhet shorti, del vendimi i ekzekutimit, sepse Edi Rama kështu ka urdhëruar, që Salianji të shkojë sot në burg”, tha Salianji.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.