E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendimi i Kushtetueses në fletoren zyrtare, Balluku rikthehet në detyrë
Lajme

Vendimi i Kushtetueses në fletoren zyrtare, Balluku rikthehet në detyrë

Vendimi i marrë këtë të premte nga Gjykata Kushtetuese lidhur me heqjen e pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut është botuar në Fletoren Zyrtare. Me këtë vendim, Balluku rikthehet menjëherë në detyrë si zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullonte vendimet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të cilat ndalonin ushtrimin e detyrës nga Balluku. Vendimi i Kushtetueses pezullon efektet e masës ndaluese deri në përfundimin e gjykimit dhe rikthen zyrtarisht Ballukun në detyrë.

Mbledhja e Gjyqtarëve shqyrtoi paraprakisht kërkesën e Kryeministrit Edi Rama, e cila lidhej me zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë dhe GJKKO-së së Shkallës së Parë nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së një anëtari të Këshillit të Ministrave.

Me shumicë votash, Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr. 118, datë 19.11.2025, dhe nr. 120, datë 22.11.2025, të cilat kishin vendosur ndaj Ballukut masën ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”. Si pasojë, vendimi i GJKKO-së humbet efekt deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes.

Gjykata caktoi gjithashtu që çështja të shqyrtohet në seancë plenare publike, për shkak të interesit të lartë publik, duke thirrur si subjekte të interesuara SPAK-un, GJKKO-në, Kuvendin e Shqipërisë dhe Presidentin e Republikës. Data e seancës plenare është vendosur për 22 janar 2026, ora 10:00, në përputhje me nenin 27 të Rregullores së Gjykatës Kushtetuese për rastet kur pranohet pezullimi.

Ky vendim vjen pas pretendimit të Kryeministrit Rama se pushteti i drejtësisë kishte ndërhyrë padrejtësisht në funksionimin e pushtetit ekzekutiv, duke theksuar se nuk ekziston shembull në arenën ndërkombëtare ku një prokuror apo gjyqtar i shkallës së parë vendos pezullimin nga detyra të një anëtari të qeverisë.

Balluku rikthehet zyrtarisht në detyrë, botohet vendimi i Kushtetueses

Balluku rikthehet zyrtarisht në detyrë, botohet vendimi i Kushtetueses

Balluku rikthehet zyrtarisht në detyrë, botohet vendimi i Kushtetueses

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.