E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendimi i qeverisë: Si do të ruhen Anëtarët e Vettingut
Lajme

Vendimi i qeverisë: Si do të ruhen Anëtarët e Vettingut

Qeveria Shqiptare ka miratuar ditën e sotme vendimin për ruajtjen dhe sigurinë e anëtarëve të komisionit të Vettingut. Sipas vendimit mësohet se Garda e Republikës do të jetë ajo që të do të kujdeset për sigurinë fizike të të gjithë anëtarëve të komisionit.


Vendimi i plotë:

Garda e Republikës së Shqipërisë të ruajë dhe të mbrojë, me truprojë/shofer (nënoficer), si më poshtë vijon:
Kryetarin dhe komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit;
Kryetarin dhe gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit;
Komisionerët Publikë;
Vëzhguesit ndërkombëtarë të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit
Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.
Garda e Republikës së Shqipërisë të ruajë dhe të mbrojë objektet (mjediset e punës), ku ushtrojnë veprimtarinë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisionerët Publikë dhe vëzhguesit ndërkombëtarë të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.