E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendimi për Teatrin Kombëtar, Liçaj: Të ulen në gjunjë e të kërkojnë falje
Publik News

Vendimi për Teatrin Kombëtar, Liçaj: Të ulen në gjunjë e të kërkojnë falje

Aktori i njohur Neritan Liçaj ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar ligjin special që kalon Teatrin Kombëtar në varësi të Bashkisë së Tiranës si dhe bllokimin për të ndërtuar një të ri. I ftuar në emisionin “ABC e pasdites”, aktori e cilësoi si një fitore vendimin e gjykatës.

“Jam i emocionuar është një fitore e madhe. E rëndësishme është Teatri dhe më vjen mirë që jam në këtë projekt. Në fund fare, koha dhe historia na dha të drejtë në këtë betejë. Si kjo nuk ka parë bota. E kanë pjellë gjithë këtë baltë mbi ne sepse u sulmuam politikisht.”, tha ai.

Më tej, aktori shtoi se ajo që duhet të bëjë qeveria është të kërkojë falje dhe të ndërtojë një teatër ashtu siç ishte. “Na sulmuan politikisht dhe gaboi qeveria me mazhorancën e majtë. Nderi dhe dinjiteti është të ulen në gjunjë dhe ta bëjnë siç ishte. Le të bëjnë teatro të tjerë. E pakta që mund të bëjnë është të ulen në gjunjë dhe të kërkojnë falje, jo për Neritanin.“, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.