Vendimi/ Qeveria shtrëngon masat, ja kush përjashtohen nga tenderat publike dhe koncesionet
Qeveria ka miratuar sot vendimin, pjesë e një pakete ligjore, që i ndalon cdo individi me rekorde kriminale, që të përfitojë fonde nga taksapaguesit shqiptarë në formën e tenderave apo koncesioneve.

Bëhet fjalë për të dënuar për vepra të rënda penale, që lidhen me krimin e organizuar, terrorizmin dhe korrupsionin.
“Ndalohet cdo mundësi që kjo kategori individësh, qofshin në shoqëri tregtare, aksionerë apo përfaqësues të tyre të marrin para të taksapaguesve apo financime për aktivitetet e tyre. Me këtë paketë ligjore nuk do përftojnë tendera publike apo koncesione asnjë kompani që rezulton e dënuar si subjekt juridik, por edhe kur të dënuar i ka administratorë, përfaqësuesit drejtues apo aksionerët”- tha ajo, duke shtuar se e njëjta masë vlen edhe për investitorët strategjikë, përfituesit për lehtësi në turizëm, apo të ndihmës shtetërore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



