Vendosi piercing në vendin më të gabuar, reperes i ndodh ‘gjëma’
Reperja e njohur Cardi B, e famshme për stilin e saj të guximshëm dhe eksperimentet me pamjen, ka rrëfyer së fundmi një incident jo fort të zakonshëm që lidhet me një “piercing” jo të përshtatshëm që ajo kishte vendosur në pjesën e sipërme të të pasmeve të saj. Ajo zbuloi se një diamant i vërtetë, me vlerë rreth 13,000 dollarë, që ishte pjesë e këtij aksesor glamoroz, përfundoi… në tualet.
Cardi bëri publik “piercing-un” në janar, kur ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një pamje të shtangës prej argjendi, të dekoruar më vonë me diamantin e çmuar. Por, siç tregoi vetë ajo, eksperimenti nuk zgjati shumë.
“Ishte shumë e lezetshme,” u shpreh ajo, “por nuk do t’ua rekomandoj njerëzve. Më kushtoi 13,000 dollarë… por, doli në tualet.”
Ajo shpjegoi se incidenti ndodhi papritur, një muaj pas vendosjes së piercing-ut. “Po shikoja përreth, me pantallonat dhe mbathjet ulur dhe… po, doli në tualet,” tregoi reperja me sinqeritetin e saj karakteristik.
Pas kësaj humbjeje të pazakontë, Cardi pranoi se nuk e ka ribërë piercing-un, duke shtuar me humor: “Nuk kam qenë në humor.”
Pavarësisht imazhit të saj si ikonë e festave dhe jetës së natës, Cardi B bëri një rrëfim më të ndjeshëm gjatë një interviste në podcastin Call Her Daddy, ku pranoi se në jetën reale është shumë më e qetë.
“Më zë gjumi. Jam gjyshe,” tha ajo me të qeshura. “Gati sa nuk më ka zënë gjumi në klub. Nëse muzika nuk është e duhura, ikim. Unë them: ‘Jo, dua vetëm të shkoj në shtrat.’”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



