E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendosja e GPS në dy makinat e tij, Cekani: Dyshoj tek vëllezërit Syzo, Mario Xhangolli dhe tek Jona Duka
Lajme

Vendosja e GPS në dy makinat e tij, Cekani: Dyshoj tek vëllezërit Syzo, Mario Xhangolli dhe tek Jona Duka

Pasi poshtë makinave të tij u gjetën të vendosur GPS nga persona ende të paidentifikuar, Eris Cekani nga Pogradeci ka treguar emrat se tek kush dyshon se fshihen pas ngjarjes. Në dëshminë e tij, Cekani ka deklaruar se GPS janë porositur nga një grup personash duke akuzuar me emra konkretë vëllezërit Brian dhe Sindi Syzo, Mario Xhangolli dhe Jona Duka. Eris Cekani është një person i njohur për policinë e shtetit, pasi vitin e fundit ai është konfliktuar disa herë me disa shtetas.

Dy vëllezërit Syzo janë shpallur në kërkim nga policia pasi në fillim të marsit u përfshinë në një sherr dhe aksident me Cekanin. Ndërkohë për ngjarjen e orëve të para të mëngjesit, nga kamerat e sigurisë është e vështirë të identifikohet personi që ka vendosur pajisjet poshtë dy automjeteve pasi ka qenë i maskuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.