E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Verifikim pronave shtetërore, ngrihet Komision
Publik News

Verifikim pronave shtetërore, ngrihet Komision

Çdo procedurë privatizimi e pronave shtetërore do të kalojë në sitën e një komisioni të posaçëm pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Përmes një Udhëzimi që mban datën 12 prill, kjo Ministri ka përcaktuar një seri ndryshimesh në procedurat e vlerësimit të pronave shtetërore që privatizohen, ku parashikohet edhe ngritja e Komisionit të Shqyrtimit dhe Transparencës.

Ky komision do të ketë detyrë të të verifikojë, të kontrollojë dhe të gjykojë dokumentacionin e vlerësimit të objekteve (së bashku me linjat e shërbimit dhe të prodhimit, makineritë, pajisjet, mjetet e xhiros etj., që janë pjesë përbërëse të objektit), të cilat janë përcjellë nga struktura përgjegjëse për privatizimin e pronës shtetërore, njofton scan.tv.

Në sitën e Ministrisë së Financave do të kalojnë edhe objektet ndërtimore, kontratat e shitjes të të cilave janë shpallur të pavlefshme nga gjykata, duke i kthyer palët në gjendjen e mëparshme, struktura përgjegjëse për shitjen e pronës publike kthen për rivlerësim, dokumentacionin e vlerësimit në strukturën përgjegjëse për privatizimin e pronës shtetërore, për të bërë vlerësimin sipas gjendjes faktike të tyre dhe legjislacionit në fuqi. Për vlerësimin e tyre, ministri përgjegjës për ekonominë urdhëron fillimin e procedurave të rivlerësimit dhe ngre komisionin për rivlerësim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.