E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Verifikimet për Haxhinaston dhe paralajmërimi i ish-ministrit
Lajme

Verifikimet për Haxhinaston dhe paralajmërimi i ish-ministrit

Reagon për herë të parë për hetimet ish-ministri Edmond Haxhinasto.

‘S’më shqetësojnë fare as hetimet, as verifikimet. Unë kam bërë drejtimin politik të ministrisë. Gjithkush është i lirë të verifikojë.

Gjithë veprimtaria ime është bërë mbi bazën e dokumenteve që janë atje. Të verifikohen, unë jam i gatshëm.’, thotë ish-ministri i Transporteve.

Ai më tej paralajmëroi se nëse kjo do jetë goditje politike do t’u përgjigjet politikisht.

‘Por gjithashtu duhet t’u them se koha e drejtësisë popullorë ku ngriheshin thashethemnaja, ku njerëzit goditeshin qoftë fizikisht dhe politik ka mbaruar. Unë jam këtu.

Nëse kjo do të degjenerojë në goditje politike, unë do t’i përgjigjem politikisht.’, paralajmëroi Haxhinasto.

Sipas mediave në vend, lidhur me dosjen e Elbasanit, për të cilën deri tani janë arrestuar Dashamir Xhika dhe Andi Toma, mund të hetohet edhe ish-ministri i Transporteve, Haxhinasto.

Edmond Haxhinasto dhe Dashamir Xhika me inxhinerët

Sipas TCH, ish-ministri, është nën verifikim nga prokuroria e Krimeve të Rënda në dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan.

Krimet e Rënda po verifikojnë nëse për të njëjtën dosje, Haxhinasto e ka kryer apo jo detyrën si ministër. Ka dyshime paraprake se pavarësisht kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit të vitit 2016 për keqmenaxhim të projektit, ministria e Transporteve nuk ka marrë masa.

Por dyshimi më i fortë që po verifikohet është nëse vetë ish-ministri, pas shkeljeve të konstatuara, a ka urdhëruar apo jo ngritjen e një komisioni të brendshëm për vlerësimin e situatës.

Kurse sipas Report TV, që citon burime pranë saj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, thuhet se ish-ministri Haxhinasto është nën hetim për korrupsion.

Haxhinasto ka mbajtur postin e ministrit të Transporteve për tre vite radhazi. Ai u emërua ministër i Transporteve në shtator 2013, ndërsa dha dorëheqjen në shtator 2016.

Dashamir Xhika

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.