E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vetëdorëzohet autori i vrasjes së biznesmenit italian
Lajme

Vetëdorëzohet autori i vrasjes së biznesmenit italian

Bëhet fjalë për Kamber Sulçajn, i cili ishte arratisur pas krimit. Biznesmeni italian Eduardo Sarchi u vra mbrëmjen e 26 shtatorit në një fshat në Tepelenë. Aktualisht Sulçaj ndodhet në prokurori i shoqëruar nga avokati.

NGJARJA
Ai ishte duke darkuar me Eqerem Braçin në shtëpinë e tij të pushimit në Salari, bashkë me djalin e Braçit, Gazmentin. Ky i fundit ka dalë pas darke me 2 automjete për gjueti por rrugës ka hasur Kamber Sulçajn, një pronar të një stani aty afër.

Sulçaj i ka ndjekur makinat, ku ndodhej djali i Braçit, të cilit, duke u afruar pranë shtëpisë në Salari i ka rënë goma e automjetit dhe kanë kërkuar ndihmë nga babai i tyre të cilin e kanë marrë në telefon. “Eqeremi dhe biznesmeni italian kanë dalë menjëherë me dy makinat por rrugës kanë rënë nën breshërinë e plumbave të Kamber Sulçajt, i cili ka përdorur një armë gjahu me dylbi”, tha gazetarja Klodiana Lala më herët.

Plumbi që i mori jetën Sarchit ka qenë rikoshet, por për shkak se kapi arterien kryesore në këmbë, shkaktoi gjakderdhje fatale. Duke iu referuar hetimeve, sulmuesi ka qëlluar për 15-20 minuta, ndaj synimi i tij ka qenë për të vrarë, jo për të trembur. Kamber Sulçaj rezulton person me rekorde kriminale dhe rrezikshmëri të lartë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.