E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vetëdorëzohet në polici ish-punonjësi i AMP-së Kushtrim Selimi
Lajme

Vetëdorëzohet në polici ish-punonjësi i AMP-së Kushtrim Selimi

Vetëdorëzohet ish-punonjësi i AMP, Kushtrim Selimi, i cili ishte shpallur në kërkim. Ai akuzohet se denigronte drejtues të institucioneve në një portal, kryesisht policinë.KUSHTRIM

Kallëzim penal ndaj Selimit kanë bërë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku, Drejtori i Policisë Kriminale Neritan Nallbati dhe Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike, Rebani Jaupi.

Kallëzimet nga Rrumbullaku, Nallbati dhe Jaupi ndaj Selimit janë bërë lidhur me denigrimin dhe lajmet e publikuara që Kushtrim Selimi bashkë me vëllain e tij në SHISH bënin ndaj drejtuesve të institucioneve të Policisë së Shtetit.

Kujtojmë se për këtë rast u arrestuan Ervis Hasanaga, me profesion gazetar dhe Regina Omeri, punonjëse e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Kushtim Selimi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.