E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Vetëm mish s’është”, qytetari tmerrohet nga sufllaqja te OPA: Çfarë po hamë?
Lajme

“Vetëm mish s’është”, qytetari tmerrohet nga sufllaqja te OPA: Çfarë po hamë?

Fast food-et janë shpesh zgjidhja më e shpejtë për të kaluar një vakt, por duket se siguria ushqimore lë shumë për të dëshiruar, sidomos në vendin tonë.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë për të denoncuar një incident të pakëndshëm, që i ka ndodhur me një prej Fast-Food-eve më të njohura në Tiranë.

Ai ka treguar se për darkë ka porositur një menu ‘Spring Combo’ te OPA, e cila përfshinte dy sufllaqe me mish pule, patate dhe cola. Por teksa po e konsumonte, ai ka vënë re se mishi i pulës, vetëm si i tillë nuk ngjante pasi ishin thjesht copa dhjamore që shtypeshin me dorë.

Ky incident ka shkaktuar shqetësim dhe neveri te konsumatori, i cili thekson se një situatë e tillë është e papranueshme në një kohë që skandali i salmonelës ka shpërthyer në vend duke rrezikuar haptazi jetën dhe shëndetin e shqiptarëve.

“Pershendetje, porosita tek Opa e famshme ne Tirane dhe shikoni cfare po konsumojme , e tmerrshme”, thotë qytetari i cili kërkon masa dhe kontrolle të menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse.

Ky nuk është rasti i parë që qytetarët ankohen për mungesë të standardeve higjieno-sanitare në fast food-e dhe lokale të ndryshme në vend. Situata e raportuar ngre pyetje serioze për rolin e institucioneve përgjegjëse dhe masat që duhen marrë për të garantuar shëndetin e konsumatorëve./JOQ

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.