E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vetëvrasja e çiftit në SHBA: motrat e Belliut kërkojnë kujdestarinë e 2 fëmijëve
Publik News

Vetëvrasja e çiftit në SHBA: motrat e Belliut kërkojnë kujdestarinë e 2 fëmijëve

tragjedisë së çiftit Belliu në SHBA, kur burrë e grua u hodhën nga kati i gjashtë i ndërtesës ku banonin duke lënë pas dy fëmijë të mitur, krahas zbardhjes së të vërtetës duhet zgjidhur edhe kujdestaria e dy fëmijëve të mitur të çiftit.

Në SHBA jetojnë dy motrat e Florind Belliut, të cilat mësohet se kanë kërkuar kujdestarinë, nga një postim që është bërë për mbështetje financiare për të vegjlit e rritur në SHBA.

Një zonjë e quajtur Anisela Zhupani ka hapur një llogari për to në GoFundme ku shkruan:

“Jam e sigurtë që të gjithë jemi në dijeni se çfarë ndodhi me prindërit e Schwibe dhe Rayan. Florind Belliu dhe Ornela Shehi u hodhën nga kati i gjashtë i apartamentit ku jetonin.

Familjarët janë të dërrmuar dhe të gjithë na ka vrarë kjo tragjedi. Lanë mbrapa 2 fëmijë kaq të bukur që iu shemb bota. Fëmijët kanë vetëm 2 halla këtu. Ne nuk mund t’ua rikthejmë prindërit, por ju lutem t’i ndihmojmë t’i rrisin këta 2 ëngjëj të mos ju mungojë gjë dhe të marrin kujdestarinë e fëmijëve.”

Nga kërkesa prej 50 mijë eurosh nga dy motrat e të ndjerit, donacionet deri tani kanë siguruar më shumë se gjysmën e shumës, mbi 28 mijë USD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.