E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vetting-u, nuk kalon një tjetër anëtar i Gjykatës Kushtetuesese
Lajme

Vetting-u, nuk kalon një tjetër anëtar i Gjykatës Kushtetuesese

KPK-ja vendos te shkarkoje nga detyra gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari. Ai pati probleme, sipas KPK-së, për sa i përket pasurisë dhe integritetit të figurës.

Trupa gjykuese vlerësoi se gjyqtari Dizdari ka kontakte të papërshtatshme dhe probleme me pasurinë. E para ka të bëjë me nipin e tij A. L., i dënuar vite më parë për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas KPK-së, gjyqtari Dizdari ka udhëtuar disa herë jashtë vendit me automjetin e nipit të tij, bazuar në të dhënat e sistemit TIMS.

Po kështu, problem për KPK-në është edhe pasuria e gjyqtarit. S

ipas relatorit të çështjes, Roland Ilia, gjyqtari ka bërë deklarime të sakta për një apartament 97.5 metra katrorë të privatizuar sipas ligjit, një apartament 86 metra katrorë në Gjirin e Lalzit dhe një sipërfaqe prej 1000 metrash katrorë në Mjull Bathore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.