Vettingu nis në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ja gjyqtarët që do të përballen me hetimet
Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit (Vettingu) ka hedhur këtë të hënë shortin për përzgjedhjen e dosjeve të gjyqtarëve pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Me përfundimin e shortit, në shqyrtim do të merren 10 dosje të dy prej gjyqtarëve të Krimeve të Rënda në Tiranë. Në sitën e vetttingut në këtë institucion do të kalojnë gjyqtarët Nertina Kosova dhe Dritan Hallunaj.
Kjo është lëvizja e 4-tërt e përfaqësuesve të vettingut. Deri më tani kanë nisur shqyrtimet për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, asaj të Lartë dhe Prokurorisë së Përgjithshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



