E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vëzhguesi ndërkombëtar “kryqëzon” Prelën: Burri juaj s’ka paguar taksa, kjo lë shije të keqe
Lajme

Vëzhguesi ndërkombëtar “kryqëzon” Prelën: Burri juaj s’ka paguar taksa, kjo lë shije të keqe

Vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs, anëtar i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ka adresuar një pyetje që këtë të martë do duhet ta ketë shqetësuar seriozisht drejtuesen e prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela.

Në seancën e zonjës Prela në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, vëzhguesi i ONM-së e ka pyetur kryeprokuroren se përse i shoqi e ka marrë rrogën me para në dorë, duke ju shmangur kësisoj taksave. Më tutje llogari është kërkuar edhe për dosjen e famshme të Shullazit dhe për faktin se përse prokuroria ka vonuar jashtë mase pretencën për grupin kriminal.

Theo Jacobs: Pse paga e bashkëshortit i është dhënë në dorë? Ai ka patur llogari. Kjo më lë shije të keqe. Unë fokusohem te taksat. Më shpjego pse bashkëshorti juaj është gënjyer dhe më bind se nuk ka rënë dakord që të paguhej në këtë mënyrë. Më trego që ai është viktimë dhe nuk bëhet fjalë për shmangie nga taksat. Ju keni vënë në dispozicion dokumenta që ai ka qenë në marrëdhënie punësimi, fakti që ai nuk ka paguar taksat më le shije të keqe. Ajo që e mbështet këtë shije të keqe është fakti se pavarësisht se ai është gënjyer nga punëdhënësi, vazhdon një komunikim mes jush dhe ish-punëdhënësit

Prela: E kuptoj shqetësimin tuaj, por unë dhe bashkëshorti im kemi jetuar në Shqipëri dhe nuk kemi jetuar në një vend të BE-së ku një marrëdhënie pune fillon dhe përfundon në mënyrë të ligjshme. Bashkëshorti im është në profesion inxhinier ndërtimi, ai ka nënshkruar kontrata të rregullta pune, i është përmbajtur këtyre kontratave. Është firma e ndërtimit që nuk ka respektuar detyrimet kontraktore. Në këtë rast të dëmtuarit jemi ne. Nëse ne do të donim të ndërtonim të ardhura të paligjshme, mund të rrisnim në mënyrë fiktive rrogën. Por duket qartë që nuk është rasti”.

Kur Jacobs i tha që nuk iu përgjigj pyetjes mbi taksat, Prela theksoi se “është punëdhënësi që e zgjedh mënyrën e të paguarit”.

“Në të njëjtën mënyrë janë paguar të gjithë punonjësit e kompanisë”, shtoi Prela.

Debati mes Prelës e vëzhguesit ndërkombëtar si dhe problematikat në deklarimin e pasurisë mund t’i kushtojnë shtrenjtë kryesueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi nëse KPK vendos për shkarkimin e saj, karriera e Prelës ndërpritet. Nga kritikat që bëri vëzhguesi ndërkombëtar, duket sikur Prela i ka orët e numëruara, por mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në ditët në vijim

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.