E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Viagra mund të  kurojë  verbërinë…
Publik News

Viagra mund të kurojë verbërinë…

Mund të duket si e vështirë për t’u besuar, por Viagra mund të rikthejë shikimin tek të verbërit.

Testet tregojnë se pilula kundër impotencës mund të ndalojë humbjen e mëtejshme të shikimit për pacientët që kanë filluar ta humbasin dhe madje mund të riparojë edhe dëmet që tashmë janë bërë.

Studimi dyvjeçar i udhëhequr nga shkencëtarët në Universitetin e Columbia-s në Nju Jork sugjeron se pilulat e vogla blu mund të ndalojnë degjenerimin makular të moshës, ose AMD, në gjurmët e tij të para.

Gjatë studimit të kryer, 5 pacientëve të moshuar me AMD iu dhanë nga dy pilula Viagra çdo ditë për dy vite rresht.  Rezultatet treguan se medikamenti përmirësoi shikimin e një prej të moshuarve ndërsa 4 të tjerët u shëruan plotësisht.

Hulumtuesit u shprehën:

Viagra ofron potencial të rëndësishëm për mbajtjen dhe rimëkëmbjen e shikimit. Është e dukshme që pacientët kanë mbetur  në gjendje të qëndrueshme dhe kanë një përmirësim të ndjeshëm në shikim.”
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.