E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video/26-vjeçari i ofroi dr*gë, më pas e ftoi te shezlongët
Lajme

Video/26-vjeçari i ofroi dr*gë, më pas e ftoi te shezlongët

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të së premtes në lagjen nr.13 të Durrësit, ku një 18-vjeçare, shtetase e huaj, ka raportuar se është abuzuar seksualisht me dhunë nga një 26-vjeçari.

Sipas burimeve nga Policia e Durrësit, i dyshuari Leonard Preza, me precedentë të mëparshëm penal për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, fillimisht ka tentuar t’i shesë lëndë narkotike vajzës së re.

Pas refuzimit të saj, ai e ka ftuar të zhvendoseshin drejt zonës së shezlongëve në afërsi të bregdetit, ku dyshohet se ka ndodhur abuzimi seksual.

Preza, baba i tre fëmijëve, është arrestuar nga forcat e rendit dhe ndaj tij është ngritur akuza për “kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur”, vepër penale që parashikon një dënim nga 7 deri në 15 vite burg, sipas Kodit Penal.

Policia po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e çdo personi tjetër që mund të jetë i përfshirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.