E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/  Adi Krasta: Se kisha menduar kurrë që PS do prodhonte liderë diletantë dhe hajdutë
Politikë

VIDEO/ Adi Krasta: Se kisha menduar kurrë që PS do prodhonte liderë diletantë dhe hajdutë

Moderatori i emisionit “A show” në News24, Adi Krasta teksa kishte përballë deputetin e Partisë Socialiste, Bashkim Fino, pas publikimit të përgjimeve të “Bild” për blerjen e votave në Dibër, shpërtheu, duke thënë se kurrë nuk e kishte menduar se Partia Socialiste do të prodhonte liderë hajdutë dhe diletantë.

 

Fino: Ne Jemi parti solide. Sot janë dy parti të mirë-organizuara, qoftë PS dhe PD.  Po të them se janë parti të organizuar dhe në ketë funksion PS është e mirëorganizuar.

Krasta: Shqipëria nuk ndryshon more, jemi në një tranzicion skandaloz.E ka filluar PD në ’96 dhe përpara dy vjetësh PS, që unë kurrë nuk e mendoja se do të prodhonte liderë hajdutë diletantë, dhe injorantë e narcizistë ka bërë realisht këtë: me një jetë partiake që është bërë zero dhe strukturat që thonë: Po bos, gjithçka është në rregull.

Fino: Ky është mendimi yt. Vendimi i forcave politike është tek populli. E more votën ta gëzosh dhe drejton për katër vjet. Jam i hapur të mirëpres  vendimet  ligjzbatuese për këtë rast, që janë Prokuroria dhe gjykatat,  atëherë po”-tha mes tjerash Fino.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.