VIDEO/Aksidenti me vdekje në Rubik
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në Rubik. Raportohet se një minibus agjensie turistike është përplasur me një automjet tip “Alfa Romeo”.
Nga përplasja e fortë makina është përplasur me barrierat mbrojtëse dhe është ndarë më dysh.
Si pasojë e aksidentit humbi jetën drejtuesi i mjetit Led Caka si edhe u plagosën 8 pasagjerë në minibusin që drejtohej nga shtetasi me iniciale K.M.

“Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Alfa Romeo” shtetasi L.C si dhe kanë marrë demtime 8 shtetas që ndodheshin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin K.M.,të cilët janë dërguar në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor,”– njofton policia.
Autobusi raportohet se po transportonte turistë nga Tirana në Brezovicë.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Më poshte kemi pamjet e e frikshme të aksidentit në Rubik.
Njoftimi i policisë lokale:
Në qytet Rubik, Mirditë, janë përplasur automjeti i një agjencie turistike me drejtues K.M.,me automjetin tip “Alfa Romeo” me drejtues shtetasin L.C.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Alfa Romeo” shtetasi L.C si dhe kanë marrë dëmtime 8 shtetas që ndodheshin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin K.M.,të cilët janë dërguar në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



