VIDEO/ Arbana Osmani “thumbon” në mënyrë brilante Elsa Lilën
Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka reaguar në mënyrë të tërthortë, por mjaft domethënëse, pas deklaratës së këngëtares Elsa Lila, e cila la të kuptohej se nuk ishte ndjerë mirë gjatë pjesëmarrjes së saj në emisionin “Mirëmbrëma Yje”.
Në një intervistë të fundit, Elsa tha se qetësia e saj “varet nga personi që ka përballë”, duke lënë të kuptohej se nuk ishte rehat me moderatoren, çka ndezi diskutime në rrjete dhe portale për një përplasje të ftohtë mes dy artisteve.
Pa përmendur emra, Arbana Osmani zgjodhi të reagojë në mënyrën e saj karakteristike — me ironi. Ajo publikoi në InstaStory një video humoristike të realizuar nga faqja @mjekërrziu1, ku janë montuar zëra nga emisione televizive mbi kukulla të animuara.
Në këtë montazh, zëri i Elsa Lilës i është vendosur kukullës Izma, antagonistes së famshme dhe personazhit negativ të filmit vizatimor “Çmenduritë e Perandorit Kusko”.
Ky postim, që Arbana nuk e shoqëroi me ndonjë koment, u lexua nga ndjekësit si një thumb i hollë por i goditur ndaj Elsa Lilës, duke nënkuptuar se këngëtarja ishte ajo që kishte sjellë “energjitë negative” në intervistë.
Publiku në rrjete sociale e ka përshkruar reagimin e Arbanës si “elegant, por therës”, tipik për stilin e saj, ndërsa debati mes dy emrave të njohur vazhdon të bëjë xhiron e mediave online.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



