VIDEO/ Arkeologët gjejnë granatë të Luftës I Botërore në Apoloni
Gërmimet në parkun arkeologjik të Apolonisë kanë nxjerrë në sipërfaqe një granatë dore që mendohet se i përket Luftës se Parë Botërore.
I gjithë territori është rrethuar me perimetër sigurie dhe pranë vendit ku është gjetur granata ndodhen edhe forcat policore.
Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe ekspedita franceze e cila po merret me gërmimet në këtë zonë. Granata pritet të demontohet nga forcat xheniere.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




